
VIZAT
Punësimi pa diplomë, për vendet e Ballkanit Perëndimor (fuqi punëtore e pakualifikuar)
Ju keni të drejtë të aplikoni për vizë për punësim në Gjermani bazuar në rregullore të veçanta për vendet e Ballkanit Perëndimor nëse dëshironi të punoni në Gjermani pa një diplomë të njohur nga Serbia ose nëse dëshironi të merreni në një punë për të cilën nuk është i nevojshëm kualifikimi.

Shoferët e kamionëve dhe autobusëve (shoferët profesionalë)
Nëse doni një vizë pune si shofer kamioni, maune/shleperi ose autobusi, atëherë duhet të aplikoni për vizë paraprakisht.

Vizat për punësim në anije lumore ose detare
Për ta marrë vizën e punës, është e nevojshme të aplikoni për vizë për qëllime punësimi në anijet lumore dhe turistike.

Bashkimi familjar
Nëse fëmija juaj i mitur që ka nënshtetësi gjermane dhe për të cilin ju keni të drejtë prindërore, prindi juaj që ka të drejtë prindërore për ju ose bashkëshorti juaj/bashkëshortja juaj e ardhshme jeton në Gjermani dhe ju dëshironi të bashkoheni me të, atëherë së pari duhet të aplikoni për vizë.

Punësimi me diplomë
Ju mund të punoni në RF Gjermani ose të kërkoni një punë nëse kualifikimi juaj (shkollimi i lartë ose i mesëm) njihet në Gjermani ose njihet pjesërisht sa i përket arsimit profesional.

Arsimi dhe përkryerja/trajnimi
Nëse dëshironi ta vazhdoni shkollimin ose të mësoni një profesion, të studioni ose të kërkoni një vend për arsim profesional në Gjermani, së pari duhet të aplikoni për vizë.


Viza Shengen për shtetasit e huaj
Vizat Schengen janë të domosdoshme për shtetasit e vendeve që nuk kanë regjim pa viza me zonën Schengen dhe të cilëve u nevojitet leje për udhëtime afatshkurtra deri në 90 ditë për qëllime turistike, aktivitete biznesi apo vizita private.
Për më shumë informacione, klikoni këtu